Arsenali bën gati 30 milionë euro për Turanin (Foto)

PUBLIKUAR

Arsenali ka bërë gati 30 milionë euro për Turanin.

Arsenali dëshiron ta transferojë në “Emirates Stadium” mesfushorin e Barcelonës, Ardan Turan, për të cilin ka bërë gati 30 milionë euro, raportojnë mediat turke dhe spanjolle.

30 vjeçarit i është bërë e ditur se nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri, Ernesto Valverde dhe se është i lirë të largohet nga “Camp Nou”.

Që kur iu bashkua Barcelonës nga Atletico Madridi, nw vitin 2015, Turan nuk ka qenë asnjëherë zgjedhja e parë për ish trajnerin, Luis Enrique, tani shpreson të punojë me Arsene Wengerin.

30 vjeçari e mbylli sezonin 2016/17 me 13 gola në 30 paraqitje në gjitha garat për Barcelonën. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...