Humbje, por kryelartë

PUBLIKUAR

Humbje, por kryelartë

Kombëtarja e Shqipërisë ka pranuar një gol në ndeshjen miqësore kundër Italisë që u zhvillua në Stadio Comunale Luigi Ferraris të Genovas, e ku bëri paraqitje shumë të mirë përkundër humbjes.

Gjysma e parë dhuroi spektakël, mirëpo rrjetat heshtën. Pas një fillimi të qetë të ndeshjes, Azzurrët filluan të shfaqeshin të rrezikshëm me Cercin që e testoi Berishën.

Vendasit vazhduan të kishin posedimin dhe Giovinco i shkaktonte probleme Canës, ndërkohë që edhe Parolo dërgoi një goditje që u mbrojt nga portieri shqiptar.


Lexo më shumë: Raporti i ndeshjes Itali – Shqipëri (Foto/Video) 


Derisa Giovinco e Destro ishin të rrezikshëm, mysafirët patën rastet e tyre. Pas një gabimi të De Silvestrit, fillimisht Cikalleshi e pastaj Lenjani dështuan të shënojnë. Cikalleshi pati edhe një tjetër rast shënimi, ndërsa Berisha e shpëtoi sërish portën nga Cerci.

Kuqezinjtë e nisën mirë pjesën e dytë, porse ngadalë italianët morën kontrollin. Destroi goditi jashtë në një rast përballë Berishës.

Lenojani e testoi Sirigun nga jashtë zonës, derisa portieri nikoqir mbrojti edhe një goditje të lirë të Memushajt.

Në stadium, hyri një tifoz me flamurin shqiptar duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes, pastaj hynë edhe dy të tjerë duke detyruar kapitenin Cana që të kërkonte mospërsëritjen e rasteve të tilla.

Më shumë: Tifozi i përkulet flamurit, dhe heroit Lorik Cana (Foto/Video)


Dhe në minutën e 82-të, pas një harkimi nga këndi Stefano Okaka u tregua më i fortë se Salihi dhe topi përfundoi në rrjet.

Krenarë për lojtarët që bënë paraqitje të mirë, ndërkohë që tifozët është dashur të ishin më të kujdesshëm në veprimet e tyre. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...