Claudio Ranieri është trajner i ri i skuadrës franceze, Nantes
Skuadra franceze, Nantes ka njoftuar se ka emëruar Claudio Ranierin si trajner të ri të skuadrës së parë.
Ranieri ishte i pa punë që disa muaj, pasi ishte shkarkuar nga drejtuesit e Leicester Cityt, me të cilën skuadër bëri sensacion duke fituar titullin e Premierligës.
Marrëveshje ishte arritur më herët, por është dashur të presin vendimin e Federatës së Futbollit të Francës, të cilët nuk lejojnë trajner më të vjetër se 65 vjeçar.
Ranieri në të kaluarën ka drejtuar edhe skuadrat tjera të mëdha si Chelsea, Roma, Inter, Juventus apo Monaco. /Express/



