Atalanta trondit Berishën (Foto)

PUBLIKUAR

Atalanta po mendon që ta transferoj një portier gjatë kësaj vere

E ardhmja e portierit nga Prishtina, Etrit Berishës ende mbetet e paqartë.

Dilemat rreth të ardhmes se prishtinasit janë shtuar edhe më shumë pas raportimit të Sky Sports se Atalanta po synon që ta transferoj portierin e Sunderlandit, Vito Mannone.

Ish portieri i 2 Korrikut dhe Kalmarit ka qenë i huazuar nga Lazio te Atalanta deri në fund të seronit.

Atalanta ka kohë deri më datë 19 qershor për të blerë kartonin e shqiptarit, sipas marrëveshjes së huazimit me Lazion. Në të kundërt Berisha do të kthehet te Lazio.

Nëse Berisha nuk do të mbetet në Atalanta, atëherë mund të transferohet te Napoli. Këtë të fundit portierin e Kombëtares e shohin si pasardhës të Pepe Reinas. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...