Emery: E dua Mbappen në PSG (Foto)

PUBLIKUAR

Unai Emery, trajneri i Paris Saint-Germain, e ka pranuar se është duke e kërkuar yllin e Monacos, Kylian Mbappe

Derisa zyrtarët e Real Madridit po punojnë në heshtje për transferimin e yllit të Monacos, Kylian Mbappe, Paris Saint-Germain ka zbuluar se janë duke tentuar që ta transferojnë yllin e ri të Francës.

“Me gjithë respektin ndaj Monaco, Mbappe duhet të vijë në Paris, ai ka familje këtu. Prindërit e Mbappe jetojnë këtu, dhe ai shkoi në një akademi këtu”, ka deklaruar trajneri i PSG-së, Unai Emery.

“Ne folëm për ndjenjën, pasionin, dëshirën – dhe çfarë mund të ishte më e bukur se sa të përfaqësosh qytetin tënd dhe të jesh i rëndësishëm”, ka theksuar ish trajneri i Sevillas.

Mbappe luajti një rol kyç në triumfin e Monacos në La Liga. Ai shënoi 15 gola në 29 paraqitje. /Exëress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...