Walter Zenga, ish portieri i Interit, është kandidat për ta marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka nisur punën që të gjej selektorin e ri pas largimit të Gianni De Biasit.
Sipas ‘Panorama Sport’, ish portieri i Interit, Walter Zenga, është kandidat për ta marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare
Zenga, i cili ka drejtuar skuadrat si: Sampdoria, Palermo e Wolverhampton, ka qenë kandidat për ta marrë drejtimin e ekipit kuqezi edhe pasa gjashtë viteve.
Kurse, Armando Duka mbrëmë nuk ka përjashtuar mundësinë që trajnerë ta emëroj Paolo Tramezzani, ish-ndihmësin e De Biasit
“Pse jo? Kurrë mos thuaj kurrë. Tramezzani e njeh mirë kombëtaren tonë”., – iu përgjigj ai pyetjes së gazetarëve nëse në vend të De Biasit mund të ulej Tramezzani.
Tramezzani aktualisht është i lirë pasi është larguar nga skuadra zvicerane, Lugano. /Express/



