Zbulohet përforcimi i parë i Interit (Foto)

PUBLIKUAR

Interi është afër realizimin të transferimit të parë për sezonin e ri

Derisa Milan është afër realizimit të transferimit të pestë për këtë verë, rivali i tyre i përbetuar Interi ende nuk ka bërë asnjë blerje.

Sipas Corriere dello Sport, Nerazzurrët janë afër realizimin të transferimit të parë për sezonin e ri, përcjell Express.

Fjala është për mbrojtësin e përfaqësueses së Gjermanisë, Antonio Rüdiger, i cili është pjesë e Romës që nga viti 2015, ku ishte transferuar nga Stuttgart.

Trajneri i ri i Interit, Luciano Spalletti ka punuar me Rüdigerin në Olimpico, dhe tani dëshiron ta ketë edhe te Interi, përcjell Express.

Corriere dello Sport shkruan se Nerazzurrët nga Roma po synojnë të transferoj edhe yjet si: Kevin Strootman dhe Radja Nainggolan. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...