Drejtuesit e Milanit janë shumë aktiv gjatë kësaj vere
Pronarët e ri të skuadrës së njohur italiane, Milan janë shumë aktiv në këtë afat kalimtar të kësaj vere.
Rossonerët brenda pakë ditëve kanë kompletuar transferimin e katër lojtarëve si: Ricardo Rodríguez (Wolfsburg), Franck Kessie (Atalanta), Mateo Musacchio (Villarreal) dhe Andre Silva (Porto).
Por, ekipi nga San Siro nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq. Sipas “Gianluca di Marzio”, Rossonerët kanë shfaqur interesim edhe për sulmuesin Fiorentinës, Nikola Kalinic, përcjell Express.
Thuhet se Rossonert do të takohen me drejtuesit e rivalit nga Serie A, Fiorentina, të shtunën, për të negociuar blerjen e sulmuesit kroat. Fiorentina kërkon 30 milionë euro për shitjen ish anëtarit të Hajujkut nga Spliti. /Express/



