​Çmenduri: Ja çka kishte bërë Interi për Conte

PUBLIKUAR

Interi ka qenë gati t’i ofrojë kontratë 10 vjeçare me nga 12 milionë euro në sezon trajnerit Antonio Conte

Nga e mërkura, Luciano Spalleti nis detyrën e tij të re, si trajner i Interit. Por, ish-tekniku i Romës nuk ishte zgjedhja e parë e drejtuesve zikaltër dhe nëse zgjedhja e parë do të kishte pranuar propozimin e tyre e priste një kontratë marramendëse, në shifra dhe afat kohor.

Mediat sportive italiane kanë publikuar detajet nga bisedimet mes drejtueseve të Interit dhe trajnerit të Chelseat, Antonio Conte.

Sipas asaj që shkruan Corriere Dello Sport, Jindong Zhang i ofroi ish-trajnerit të Juventusit dhe kombëtares italiane një kontratë 10-vjeçare më një përfitim neto në fund të saj prej 120 milionë eurosh.

Conte e vlerësoi interesimin, por e refuzoi atë dhe këtu ndikoi edhe këmbëngulja e Abramovich për vazhduar me trajnerin që riktheu titullin kampion në Stamford Bridge.

Diego Simeone ishte një tjetër alternativë, por në ditët kur argjentinasi firmosi dhe premtoi besnikëri Atletikos së tij, zikaltërit nisën ofensivën e dytë drejt Londër. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...