Mourinho nuk e do Fabinhon në “Old Trafford”, është Nemanja Matic mesfushori që i pëlqen portugezit dhe do të insistojë që ta transferojë gjatë verës.
Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, është hedhur në sulm për një mesfushor në mënyrë që ta forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm, për të luftuar për gjithë trofetë e mundshëm.
Më herët është raportuar se portugezi e pëlqen mesfushorin e Monacos, Fabinhon, por burime pran klubit thonë të kundërtën.
Në fakt është “Manchester Evening News” që e mohon një gjë të tillë, duke thënë se Mourinho e dëshiron në “Old Trafford” mesfushorin e Chelseat, Nemanja Matic e jo Fabinhon.
Sipas “Manchester Evening News”, dëshirat e portugezit janë Matic dhe mesfushori i Tottenhamit, Eric Dier.
Momentalisht një marrëveshje për Maticin është vështirë e arritshme, por gjithçka mund të ndryshojë nëse Chelsea e transferon mesfushorin e Monacos, Tiemoue Bakayoko, i cili pëlqehet shumë nga Antonio Conte. /Express/



