Golden State Warriors shpallet kampion i NBA (Video)

PUBLIKUAR

Golden State Warriors e ka mposhtur Cleveland Cavaliers në ndeshjen e pestë me rezultat 129-120, për t’u shpallur kampion i NBA.

Titulli i kampionit të NBA u vendos pas pesë ndeshjeve falë një dominimi të jashtëzakonshëm nga skuadra kaliforniane dhe paraqitje fantastike të Kevin Durant, i cili kontribuoi me 39 pikë, i ndjekur nga Stephen Curry me 34 pikë dhe Draymond Green me double-double prej 10 pikë e 12 kërcimesh.

LeBron James nga ana tjetër u mundua me 41 pikë, 13 kërcime dhe 8 asistime, por kjo nuk mjaftoi pasi Kevin Love dështoi me vetëm 6 pikë e 10 kërcime.

Ky është titulli i dytë për Golden State Warriors në tri vitet e fundit. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...