Zbulohet plani i Realit për Mbappen

PUBLIKUAR

Sipas AS, Mbappe do të jetë lojtar i Madridit këtë verë.

Real Madridi do të kërkojë të kompletojë marrëveshjen me Kylian Mbappe gjatë kësaj vere, që do të qëndrojë më pas në formë huazimi për një vit te Monaco, shkruan AS, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi i ri ka ngritur në këmbë gjitha klubet e mëdha Evropiane, pa paraqitjeve mbresëlënëse në Ligue 1. Ai ka oferta nga më të ndryshmet: PSG, Bayern Munich, Arsenal, Manchester United etj.

Por sipas AS, Real Madridi është favorit për të nënshkruar me Mbappen, i cili ëndërron të luajë në “Santiago Bernabeu”.

Që gjërat të shkojnë në rrugën e duhur, Reali ka vendosur që ta lë atë për një vit në formë huazimi te Monaco, për të luajtur më shumë para Kupës së Botës, që do t’ia mundësonte atij thirrjen në Kombëtaren e Francës.

100 milionë euro pritet të jetë shifra e transferimit të 18 vjeçarit. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...