Flet heroi i Shqipërisë

PUBLIKUAR

Armando Sadiku e Ledian Memushaj shënuan golat për Shqipërinë, por Kombëtarja kishte edhe një tjetër hero, ai është Thomas Strakosha.

Portieri shqiptar i Lazios, Thomas Strakosha, bëri paraqitje fantastike ndaj Izraelit, duke shpëtuar portën e Kuqezinjve disa herë.

Shqipëria e ka mposhtur në udhëtim Izraelin në sfidën e gjashtë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Rusia 2018”. Ndeshja e zhvilluar në “Sammy Ofer” përfundoi 0:3 në të mirë të mysafirëve.

Në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi, Armando Sadiku, me dy gola, derisa një tjetër u shënua nga Ledian Memushaj.

Paraqitje mbresëlënëse bëri edhe Strakosha, i cili u pyet nëse kjo është një sinjal për portierin e parë të Kombëtares, Etrit Berishën.

“Paraqitja ime? Faleminderit, duhet t’i them faleminderit edhe gjithë grupit e stafit, se kemi luajtur shumë mirë sot. Kam krenar që jam pjesë e këtij grupi dhe me këtë fitore shkojmë më mirë në pushime të paktën”, tha Strakosha.

“Nëse paraqitja e sotme ishte një sinjal për Berishën? Jo, nuk ka të kesh kujdes me Kombëtaren. Kombëtarja është gjë tjetër. Kur je me klubin është diçka tjetër. Kombëtarja jemi 23-24 veta që kushdo luajë, jep maksimumin për të fituar Kombëtarja. Është diçka tjetër, nuk ka që të vendosim në presion njëri-tjetrin”, shtoi portieri i Lazios.

“Ne japim maksimumin në ndeshjet e ekipit, të jemi gati për Kombëtaren. Kur nuk luajmë, bëjmë tifozin nga jashtë dhe shpresojmë të fitojmë çdo ndeshje”, u shpreh më tej për Super Sport Strakosha.

“Kush më uroi i pari? Direkt familja. Mami dhe vëllai u shprehen më mirë, babi është më pak euforik, sheh probleme gjithmonë”, përfundoi Strakosha. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...