Silva i zemëruar në Neymar për shkak të shiritit të kapitenit

PUBLIKUAR

Silva i zemëruar në Neymar për shkak të shiritit të kapitenitThiago Silva ka shprehur zemërimin e tij në Neymar pasi ka humbur shiritin e kapitenit ndaj yllit të Barcelonës.

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain drejtoi kombëtaren në Botërorin e verës së kaluar, por disfata turpëruese 7-1 nga Gjermania në gjysmëfinale, dhe disfata 3-0 nga Holanda në garën për endin e tretë, kanë bërë që ai ta humbë shiritin e kapitenit.

Silva nuk ka luajtur që nga gara e kësaj vere, me Selecao që kanë regjistruar pesë porta të paprekura në mungesë të tij dhe mbrojtësi thotë se nuk është i kënaqur me situatën e tashme dhe me mungesën e shprehjes së keqardhjes nga ana e bashkëvendësit të tij.

“Sinqerisht nuk e prita këtë. Do të gënjeja nëse do të thosha se kjo nuk më ka zemëruar. Ndjej sikur diçka që ishte e imja më është marrë. Është e dhimbshme dhe më bën të dëshpëruar”.

“Veçanërisht pasi askush nuk erdhi të flasë me mua për këtë. Neymar nuk më është drejtuar mua. Por mendoj se ne duhet të jemi të gatshëm për gjithçka, disi, edhe nëse mendoj se do të vija dhe do të luaja”.

“Duhet të jem i gatshëm të jem edhe në stol. Ne kemi lojtarë kualitativë, si David Luiz dhe Miranda, andaj e dija se do të ishte vështirë, por nuk prita të shkarkohem. Por është pjesë e futbollit dhe jam i gatshëm të luftoj për vendin tim”, ka thënë Silva. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...