Lamtumirë Barcelonë (Foto)

PUBLIKUAR

Jeremy Mathieu pritet të transferohet në Superligën e Turqisë

Mbrojtësi francez, Jeremy Mathieu pritet të largohet nga skuadra e Barcelonës gjatë kësaj vere.

Sipas gazetës turke, Fanatik, ish anëtari i Valencias pritet të transferohet në Turqi, përkatësisht te Fenerbahce.

Madje kjo gazetë shkruan se klubi turk dhe mbrojtësi francez tashmë kanë arritur edhe marrëveshje në parim, përcjell Express.

Mathieu ka kontratë me Barcelonën edhe për një sezon, por mund të largohet nga Camp Nou si lojtar i lirë.

Ish reprezentuesi i Francës ishte transferuar te Barcelona në vitin 2014 nga Valencia. Por, 33 vjeçari asnjëherë nuk ka lënë gjurmë në Camp Nou. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...