Bukuroshet që u shndërruan në përbindësh!

PUBLIKUAR

Disa nga femrat më të bukura të Hollivudit me kontributin e tyre në filmat horrorë dhe fantastiko-shkencorë kanë ditur të na fusin tmerrin në palcë, transmeton “Zeri.info”.

Këto bukuroshe që do të prezantojmë zakonisht jemi mësuar t’i shohim në filma komedi apo romancë, por ato gjithashtu dinë të jenë edhe tepër të vrazhda në rolet e tyre në filmat horrorë.

Jennifer Lopez nuk njihet vetëm për filmat e saj romantikë, siç janë “The Boy Next Door”, “Parker” dhe “Monster Mother in Law”. Kjo bukuroshe ishte vërtet e frikshme në filmin “Cell”, ku ajo ishte një vrasëse e sëmurë psikike, e cila bën kërdi kudo që shkon. Nuk është keq për një këngëtare, pasi ky film ka marrë notën 6.5 për nga frika.

 

Jennifer Lawrence ishte drithëruese në filmin “Home in the End of Road”. Shtëpia në fund të rrugës, në të cilën vendoset vajza me emrin Elisa (Jennifer), fsheh një sekret të errët. Edhe pse ky film ka marrë notën 5.6, Lawrence nuk ka pse të brengoset, pasi ajo këtë rol e ka luajtur në mënyrë të përkryer.

Ylli i filmave “X-Men”, “Clouds Atlas” dhe “Monster Ball”, Halle Berry, ndoshta më së shumti njihet për rolin e saj të errët në filmin horror “Gothic”, në të cilin luan rolin e psikologes e ngujuar në një spital për të çmendurit.

Jessica Biel ka shkëlqyer me rolin e saj në filmin horror “Texas Chainsaw Massacre”. Ajo luan rolin e Erinit, e cila mundohet të shpëtojë nga një vrasës psikopat dhe familja e tij. Ky film do të vlerësohej shumë më keq se 6.2 nëse Biel nuk do të luante në të.

Milla Jovoviq ishte e frikshme në filmin “The Fourth Kind”, ku ajo paraqitet në rolin e jashtëtokësores. Por nuk është vetëm ky rol i saj i frikshëm, pasi Milla njihet si “Mbretëreshë e filmave horrorë” falë filmave “The Fifth Element” dhe “Resident Evil”.

SHIKO MË SHUMË

Lela dhe Leo konfirmojnë ri-bashkimin përmes videos

Lela dhe Leo duket se i kanë dhënë një mundësi tjetër lidhjes së tyre. Çifti...

“S’po blen ma like a?”, Elijona nuk përmbahet, ia kthen përgjigjen ndjekses (Foto)

Pas përfundimit të “Big Brother VIP Kosova 4”, Elijona vazhdon të jetë një nga...

Selin Bollati ndan dedikimin e veçantë për Dj Gimbon! (FOTO)

Fituesja e Big Brother Vip, Selin Bollati ka ndarë me ndjekësit disa momente të...