Iker Casillas mund rikthehet në Spanjë gjatë kësaj vere
Portieri i famshmen spanjoll, Iker Casillas pritet të largohet nga skuadra portugeze, Porto gjatë kësaj vere.
Kontrata e ish portierit të Real Madridit me klubin e njohur portugez skadon në fund të këtij muaji, dhe nuk pritet të ketë vazhdim të bashkëpunimit.
Sipas Calcimercato.com, reprezentuesi i Spanjës ka shumë gjasa që karrierën ta vazhdoj në La Liga. Thuhet se ish portieri i Real Madridit kërkohet nga Sevilla.
Por, interesim për 36 vjeçarin kanë shfaqur edhe skuadrat e njohura nga Ligue 1: Marseille dhe PSG. Pritet të shihet se cilën skuadër do ta zgjedh Casillas për ta vazhduar karrierën. /Express/



