Ylli i Lazios: Ëndërroj të luaj par Man United

PUBLIKUAR

Anderson nuk do ta refuzojë Man Unitedin nëse “Djajtë e Kuq” e kërkojnë sërish.

Ylli i Lazios, Felipe Anderson, ka konfirmuar se do t’i pëlqente të luajë për Manchester Unitedin.

Për anësorin është spekuluar muaj më parë se “Djajtë e Kuq” kanë ofruar 47 milionë funte, por nuk është arritur asnjë marrëveshje për brazilianin.

Anderson, i cili bëri 14 asistime sezonin e kaluar, tha për Sport TV se edhe më tej dëshiron të transferohet në Premierligë.

“Çdo lojtar ëndërron të luaj për një klub si Manchester United”, tha ai.

“Pas sezonit të mirë në vitin e dytë, ka pasur gjithmonë spekulime. Duhet të prezantoj vetën sa më mirë nëse një mundësi vjen sërish”, shtoi Anderson.

Sido që të jetë, 24 vjeçari brazilian nuk dëshiron që të mendoj ende për të ardhmen.

“Këto gjëra ia kam lënë në dorë motrës sime dhe agjentëve”, vazhdoi ai.

“Jam duke i shijuar pushimet dhe nuk dua të mendoj për asgjë tjetër. Natyrisht, është karriera ime, e ardhmja ime, dhe e di se çfarë kam bërë deri më tani dhe çfarë të bëjë në pushime”, përfundoi Anderson. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...