Tri klube në garë për Kovacicin

PUBLIKUAR

Milan, Napoli dhe Tottenham janë duke e kërkuar Kovacicin.

Mateo Kovacic ka qenë vetëm zëvendësues në Real Madrid që nga transferimi i tij nga Interi, por gjithmonë ka treguar kualitetet që ka kur i është dhënë rasti.

Kjo ka bërë që disa klube të hedhen në sulm për t’i siguruar shërbimet e 23 vjeçarit kroat, i cili e përfundoi sezonin me dy gola në 39 paraqitje për Realin.

Milan dhe Napoli janë duke e kërkuar me ngul ish mesfushorin e Interit, të cilit besohet se i kanë premtuar vendin e titullarit, diçka që momentalisht në Madrid nuk e ka, raportojnë mediat italiane.

Përveç Milanit e Napolit, edhe Tottenhami i Mauricio Pochetinos është duke u interesuar për 23 vjeçarin.

Mediat angleze raportojnë se Pochetino e pëlqen shumë kroatin dhe gjatë verës mund të bëjë ofertë në drejtim të Realit, që besohet të jetë mbi 30 milionë euro.

Por, Kovacic, i cili për dy vite në “Santiago Bernabeu” ka fituar pesë tituj, duke përfshirë këtu dy Liga të Kampionëve, nuk dëshiron të ndërrojë skuadër, pasi Reali e sheh atë si zëvendësuesin ideal të Luka Modric, që në shtator mbush 32 vjeç dhe po shkon drejt fundit të karrierës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...