Fjalët e para të Rodriguez si lojtar i Milanit (Foto)

PUBLIKUAR

Ricardo Rodriguez është shprehur tejet i lumtur pas transferimit në Milan.

Milani nuk di të ndalet. Pas Mateo Musacchio dhe Franck Kessie, ka transferuar edhe mbrojtësin e Wolsburgut, Ricardo Rodriguez

Rodriguez ka nën shkruar kontratë katër vjeçare me Milanin, që do ta mbajë atë në “San Siro” deri në vitin 2021 me Milanin.

Besohet se kartoni i 24 vjeçarit i ka kushtuar 18 milionë euro italianëve, përcjell Gazeta Express.

“Dua të falënderoj Wolfsburgun, gjithë tifozët, shokët e skuadrës dhe gjithë të tjerët për vitet e paharrueshme në Gjermani”, tha Rodriguez.

“Është koha që të bëj një hap më shumë në karrierë. Milani është klub i madh dhe sfidë e madhe për mua”, shtoi ai.

“U jam mirënjohës gjithë atyre në Wolfsburg që ma mundësuan këtë sfidë të re”, shtoi Rodriguez.

“Përshëndetje tifozë, jam shumë i lumtur për transferimin tim në Milan dhe mezi po pres të luaj. Shpresoj të bëj mirë që të jem i lumtur dhe t’i bëj edhe tifozët e lumtur. Shpresoj të bëjmë një sezon të mirë”, përfundoi Ricardo. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...