Fshati me 14 rrugë me emrat e paraardhësve, por me vetëm me një mbiemër!

PUBLIKUAR

Fshati me 14 rrugë me emrat e paraardhësve, por me vetëm me një mbiemër!

Sankovci, një fshat i Vushtrrisë, do të dallohet tash e tutje nga katundet e tjera. Ata nuk u lodhën të gjejnë emra të mendimtarëve me famë për t’i emërtuar rrugët, pasi ua lanë emrat e paraardhësve të vetë.

Në këtë fshat janë 14 rrugë që kanë mbiemrin e njëjtë: Cakaj.

Banorët që jetojnë këtu nuk i pengon ky realitet.

“Jemi krejt një mbiemër, edhe rrugët i kemi secili për shtëpi të vetën”, tha për Klan Kosova një banor.

Nga ana tjetër zyrtarët komunal po thonë se rrugët u emërtuan para një viti e gjysmë me aprovim të Asamblesë Komunale dhe se gjithçka u bë sipas ligjit.

SHIKO MË SHUMË

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoja gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve...

Aksident mes tri veturave në rrugën Pejë–Rugovë, një person përfundon në spital

Sot rreth orës 13:00 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin...

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë, ASK publikon statistikat e mirëqenies sociale për majin

Shtesat për fëmijë vazhdojnë të jenë skema sociale me numrin më të madh të...