Jamie Vardy është tërhequr nga skuadra e Anglisë për shkak të një lëndimi që ka pësuar në stërvitje
Para ndeshjes mes Skocisë dhe Anglisë, e cila luhet me 10 qershor në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’, strategu i “Tre Luanëve” Gareth Southgate ka marrë një lajm të keq.
Ylli i skuadrës, Jamie Vardy është tërhequr nga skuadra për shkak të një lëndimi që ka pësuar në stërvitje, shkruan Goal.com, përcjell Express.
Sulmuesi i Leicester Cityt ka marrë një dëm të vogël, por ka lënë përfaqësuesen e Anglisë si një masë paraprake.
Ende nuk dihet nëse Southgate do ta ftoj një tjetër sulmues në skuadrës për ta zënë vendin e Vardyt. /Express/



