Reali bën ofertë marramendëse për Mbappen (Foto)

PUBLIKUAR

Real Madrid nuk po heqë dorë ylli i ri i Monacos, Kylian Mbappe.

Kampioni i Evropës, Real Madrid nuk e ka ndërmend të dorëzohet në përpjekje për transferimin e sulmuesit të Monacos, Kylian Mbappe.

Klubi madrilen është duke përgatitur një ofertë të tretë për blerjen e yllit francez, shkruan e përditshmja sportive madrilene “AS”.

Ekipi mbretëror është i gatshëm të paguajë 135 milionë euro për transferimin e Mbappe në Santiago Bernabeu, përcjell Express.

Dy ofertat e para të pasuksesshme të Los Blancos ishin nga 100 dhe 115 milionë euro. Përveç Realit, në garë për Mbappen janë edhe disa skuadra të mëdha evropiane. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...