Meti e ka vulosur tashmë faktin që nuk do të ndalet dhe kënga e re i ka të gjitha premisat e hitit.
Meti sapo ka lansuar këngën me titull “Djali nga gurbeti”, një këngë ritmike dhe me fabulë shumë popullore, të trajtuar në mënyrë mjaftë interesante.
Në refrenin e këngës, Meti thotë:
“Ka ardh djali nga gurbeti
Pare plot ma shumë se shteti
Ka ardh djali nga Gurbeti
Krejt loçkat po i bon për veti”
Këngëtari tregon prej koshësh ka menduar për një projekt si ky, i cili tashmë është finalizuar dhe rreth të cilit është punuar me përkushtim të veçantë.
Muzika është punuar nga Nurtel Morina dhe Granit Gashi, teksti nga Ghulo, ndërkaq video është punuar nga produksioni “MProduction”.
Ju ftojmë ta shikoni videon e këngës “Djali nga gurbeti” nga Meti.
http://www.kosovarja.eu/lajme/15243/kengetari-muhamet-bajrami-meti-rikthehet-serish-kete-here-me-hitin-e-rradhes/


