Janë dy nga personazhet e njohura të ekrani, të cilat dikur kanë qenë edhe mikesha të ngushta.
Këngëtarja Eneda Tarifa dhe moderatorja Albana Osmani prej kohësh tashmë nuk i flasin njëra-tjetrës, por duket se diçka tjetër i ka bashkuar.
Dy bukuroshet e ekranit janë shfaqet me të njëjin fustan, ndonëse në kohë të ndryshme. Eneda e ka veshur këtë fustan të zi mjaft elegant në dasmën e moderates Fiori Dardha ndërkohë që Albana e ka veshur gjatë emisionit “Fun Club”.
Ndonëse jo më mike duket se Albana dhe Eneda kanë ende të përbashkët guston e njëjtë për rroba./Gazeta Express/





