Asensio shpërtheu në lot pas finales së Championsit, Lucas Vasquez ishte afër të përleshej me njërin nga sigurimi në stadium.
Real Madridi ka hyrë në histori të Champions League, duke u bërë skuadra e parë që e fiton dy herë me radhë këtë trofe që kur ky kompeticion ka ndërruar emrin.
Los Blancos mbrojtën titullin në Cardiff, duke e mposhtur “Zonjën e Vjetër” 4:1 në finalen e zhvilluar në stadiumin e përfaqësueses së Uellsit.
Nuk është se kishte shumë polemika në këtë finale, përveç një zënke të Ramos me Cuadradon, ku Marcelo i kërkon të qetësohet, pasi gjithçka po shkonte sipas planit të Los Blancos.
“Qetësohu të lutem”, i drejtohet kapiteni i dytë atij të parit.
Një detaj tjetër interesant është i riu Marco Asensio, i cili shpërtheu në lot pas ndeshjes. Kjo për faktin se talenti i Realit shënoi gol në një ndër garat më të rëndësishme për klube, në një kompeticion ku çdo lojtarë ëndërron të shënojë dhe fitojë, 21 vjeçari bëri ëndrrat realitet.
Asensio e shënoi golin e fundit për Los Blancos këtë sezon, ai shënoi edhe golin e parë për ekipin e Zinedine Zidane, atë ndaj Sevillas në finale të Superkupës së Evropës.
Një detaj tjetër interesant është nervozizmi i Lucas Vasquez ndaj sigurimit në stadium, i cili nuk e la të kalojë të dashurën e lojtarit.
Reali festoi mbrëmë dy titujt (La Liga, Champions) në “Santiago Bernabeu” në një ceremoni madhështore, transmeton Gazeta Express.


