Morata në Milan? Ja çfarë thotë spanjolli

PUBLIKUAR

Morata është me dy mendje, të mbetet në Real apo të largohet.

Alvaro Morata e pranon se nuk po kalon nëpër një situatë e mirë te Los Blancos, pasi Real Madridi e mposhti Juiventusin 4:1 për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi spanjoll ka qenë i lidhur që një kohë me Milanin, qe tani ka mohuar një gjë të tillë, derisa nuk është edhe i sigurt se do të qëndrojë.

“Fituam Ligën e Kampionëve dhe më vjen kec për Juven, sepse ata njerëz janë në zemrën time. E kam përjetuar me ta këtë gjë dhe e di se si ndjehen”, tha fillimisht Morata për Mediaset Premium.

“A do të rikthehesh në Itali, pasi Milani ka konfirmuar interesimin? Jo, sinqerisht nuk do të rikthehem në Itali. Dua të vazhdoj me Realin, por e di së është e vështirë. Unë mund të ju them vetëm se çfarë lexoj në gazeta, asgjë më shumë”, shtoi ai.

“Më pëlqen Italia, por jam i lumtur këtu. Reali është ekipi im dhe shtëpia ime. Gjithmonë kam thënë se Juventusi është shtëpia ime e dytë. Kurrë nuk i dihet”, u përgjigj më tej Morata, duke i dërguar sinjale “Zonjës së Vjetër”. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...