Alexis Sanchez pritet t’i bashkohet Bayern Munichut gjatë kësaj vere
Sipas tabloidit britanik, Mirror, drejtuesit e Bayern Munichut janë shumë të bindur se gjatë kësaj vere do ta transferojnë yllin e Arsenalit, Alexis Sanchez.
Ylli i Kilit ka kontratë me Arsenalin vetëm edhe për një sezon, derisa ka refuzuar ta vazhdoj kontratën me klubin londinez, përcjell Express.
Arsenali nuk dëshiron që Sanchezin ta shes te ndonjë rival i Premierligës, ku interesim po shfaqin Manchester City dhe Chelsea
Për këtë Bayern Munich po shpreson që do ta transferoj në Allianz Arena ish anëtarin e Barcelonës.
Por, përveç skuadrave të lartpërmendura ish anëtarin e Udineses po e kërkon edhe skuadra e Interit. Pritet të shihet gjatë kësaj vere se në cilin ekip do ta vazhdoj karrierën Sanchez. /Express/



