Java e shqiptarëve, tri medalje të arta për tri ditë

PUBLIKUAR

Java e shqiptarëve, tri medalje të arta për tri ditë

Kjo ishte java e sportistëve shqiptarë. Nora Gjakova, Romela Begaj dhe Daniel Godelli kanë arritur që Kosovës dhe Shqipërisë t’i sjellin medalje të arta.

Kjo javë ishte shumë e suksesshme për sportistët shqiptarë, të cilët arritën që Kosovës dhe Shqipërisë t’i sjellin medalje të arta.

Sot, xhudistja nga Peja, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë në Kampionatit Evropian të xhudos U-23. Ajo në finale mundi rusen Anastasiia Konkina.

Kurse, të enjten, Romela Begaj ka fituar medaljen e artë në kampionatin Botëror të peshëngritjes në stilin e shkëputjes në peshën 63 kilogram. 28-vjeçarja ngriti 113 kg në këtë stil duke lënë pas vetes peshëngritësen me emër në arenën ndërkombëtare.

Ndërsa, të mërkurën, edhe Daniel Godelli arriti të fitojë medaljen e artë në Kampionatin Botëror të peshëngritjes, në stilin e shkëputjes në kampionatin botëror që po mbahet në Kazakistan.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...