Juventusi ka arritur një marrëveshje me Arsenalin për të nënshkruar me Wojciech Szczesnyn për 16 milionë euro.
Szczesny, i cili shihet si një zëvendësues i portierit legjendar Gianluigi Buffon, ka shpenzuar dy sezonet e fundit në formë huazimi te Roma, që sfidonte “Bianconerët” në garën për titull këtë edicion, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në raportet e fundit, “Zonja e Vjetër” ka arritur marrëveshje me reprezentuesin polak duke siguruar transferimin e tij menjëherë pasi Buffon të pensionohet.


