Nuk do ta besoni arsyejen e kalimit të Ibrahimovicit nga Juventus te Inter, nuk është për shkak të Calciopolit

PUBLIKUAR

Mino Raiola, agjenti i Zlatan Ibrahimovicit, ka thënë se Ibra nuk larguar nga Juventus për shkak të skandalit të Calciopolit.

Ai ka pohuar se marrëveshja mes Ibrahimovic dhe Inter ishte arritur gjashtë muaj para se të ndodhte Calciopoli, transmeton Express.

Ibra kaloi te Interi pasi që Juventus u dërgua në Serie B pas dënimit për kurdisjen e rezultateve të ndeshjeve.

Me Interin Ibra i fitoi tre tituj të Serie A me radhë.

“Nuk është e vërtetë që Ibra u transferua nga Juve te Inter për shkak të Calciopolit në veren e vitit 2006. Marrëveshja ishte arritur gjashtë muaj para se të ndodhte Calciopoli,” ka thënë Mino Raiola.

Më pas ai e ka shpjeguar pse Ibarhimovic u largua nga Juventus në të vërtetë.

“Ishte 2 nëntor 2005. Liga e Kampionëve, Juventus 2-1 Bayern, Ibra u përjashtua nga loja në minutën e 89 pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Moggi u tërbua dhe në dhomën e zhveshjes ai mu drejtua me ton të lartë: ‘Thuaji Ibrahimovicit që mund ta fusë në b*** e vet zgjatjen e kontratës. Tash imagjinojeni reagimin e Zlatanit. Nëse do të ishte shitur në janar, Inter do të duhej të paguante 90 milionë euro. Më pas shpërtheu skandali i Calciopolit dhe Ibra i kushtoi Morattit 20 milionë euro,” ka shpjeguar Raiola./Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...