Iniesta: Dua të pensionohem te Barcelona

PUBLIKUAR

Andres Iniesta e ka ripërsëritur se dëshiron të pensionohet te Barcelona.

E ardhmja e tij mund të jetë e paqarë, por mesfushori spanjoll 33-vjeçari dëshiron që të pensionohet në klubin i cili është i vetmi për të cilin ai ka luajtur, transmeton Express.

Kapiteni i Barcelonës Andres Iniesta ende ëndërron që te pensionohet te gjiganti i La Ligës, por e pranon se mund t’i duhet të largohet.

Iniestas i skadon kontrata në verën e 2018-s dhe e ardhmja e tij është e pavendosur, pasi që ai ka startuar në vetëm 13 ndeshje në La Liga këtë sezon.

“E kam thënë disa herë muajin e kaluar. Nuk do të thosha se jam i lodhur duke e përsëritur, por më pëlqen të mendoj se në këtë fazë të karrierës sime, do të vendosi për të ardhmen,” ka thënë ylli spanjoll.

“Dëshira ime gjithmonë ka qenë e njëjtë dhe nuk ndryshon, që është të pensionohem te Barcelona. Këtë dëshirë e kam pasur që nga mosha 12-vjeçare. Por natyrisht gjithmonë ekzistojnë mundësi për diçka tjetër,” ka shtuar ai./Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...