Zgjidhja, javën e ardhshme

PUBLIKUAR

Zgjidhja, javën e ardhshme

Java e ardhshme pritet të jetë fundi i bllokadës më të gjatë në skenën politike të Kosovës që nga paslufta. Se ngërçi politik është drejt fundit të tij, e pohojnë të gjitha subjektet politike, të cilat tashmë kanë filluar të lodhen nga situata e krijuar në terren.

Paralajmërimet e PDK-së se java e ardhshme do të shënojë fundin e bllokadës politike, i kanë mbështetur edhe subjektet e tjera të bllokut, zyrtarët e të cilave kanë thënë për Tribunën se vendi nuk guxon të humbasë më shumë kohë për krijimin e institucioneve shtetërore.

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në një prononcim dhënë Tribunës, ka thënë se duhet të gjendet sa më parë një zgjidhje nga palët, e cila do ta zhbllokonte situatën politike të bllokuar tash e pesë muaj.

“Do të duhej që java e ardhshme të shënonte fundin, sepse është tepruar. Duhet të gjendet një zgjidhje patjetër. Nuk duhet që të humbet kohë edhe më shumë”, ka thënë shkurt Gashi.

Ndërkohë në Vetëvendosje deklarojnë që ngërçi politik do të duhej të përfundonte sa më parë. Një gjë e tillë sipas Dardan Molliqajt të VV-së, do të ndodhte në momentin kur PDK nuk e shantazhon më vendin me mbajtjen e pakusht të pushtetit, por me vazhdim të seancën plenare. /Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

Vedat Bajrami bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri më 12 shtator

Aktori i mirënjohur i humorit, Vedat Bajrami, i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në...

Deputeti i VV-së fajëson komunat për rezultatet e testit “PISA”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka reaguar për rezultatet e dobëta të nxënësve...

Ramadani: Sot do të shohim nëse do të kemi një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani është deklaruar në lidhje me thirrjen e seancës për...