Bastet favorizojnë Ronaldon për Topin e Artë

PUBLIKUAR

1

Topi i Artë për vitin 2014 sipas të gjitha gjasave do të fitohet nga Cristiano Ronaldo. Fakti që kompanitë kryesore të basteve në Botë e kuotojnë me një koeficient shumë të ulët suksesin e dytë radhazi të yllit portugez në këtë garë e bën edhe më të besueshëm triumfin e Ronaldos që këtë vit duket se nuk ka rivalë.

Sulmuesi i Realit Madridit arriti të spikaste jo pak në edicionin e fundit të Champions League ku Los Blancos u shpallën kampion Europe për të 10-tën herë në historinë e tyre duke shënuar 17 gola. Me koeficientin 1.13 shumëzohet basti i vënë për Ronaldon fitues, një kuotë kjo e realizueshme në më shumë se 99% të rasteve.

Qëndrojnë shumë pas të gjithë rivalët e futbollistit portugez në këtë garë me Lionel Messin që pozicionohet i dyti me koefiecentin 8.5. E thënë më saktë në gjuhën e bastexhinjëve nëse vendos bast 1 Euro për triumfin e yllit argjentinas fiton 8.5 Euro, por një bast me një kuotë të tillë në shumicën e rasteve nuk fitohet, raporton Supersport.

Një tjetër arsye që e bën edhe më të besueshëm marrjen në dorëzim të trofeut nga Ronaldo qëndron te fakti se vitin e kaluar kompanitë e basteve e vlerësonin me koeficientin 1.28 fitoren e sulmuesit portugez një kuotë më e lartë se kjo e këtij viti, por që në fund 29-vjeçari luzitan ja doli të merrte në duart e tij trofeun e Topit të Artë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...