Shpërblehet Eden Hazard (Foto)

PUBLIKUAR

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon ceremoninë e nënshkrimit të Deklaratës për ”Rritjen e transparencës financiare gjatë fushatës zgjedhore”.

 

Transparenca financiare e subjekteve politike ka qenë temë diskutimi një kohë të gjatë në Kosovë, duke ngritur dilema sa i përket mënyrës së raportimit të subjekteve politike.

Kuvendi i Kosovës, gjegjësisht komisioni për mbikëqyrjen e financave të partive politike nuk ka arritur  që të caktojë dhe të bëjë auditimin e financave të partive politike.

Duke qenë të vetëdijshëm për transparencën dhe llogaridhënien financiare të subjekteve politike si parakusht për demokratizimin dhe funksionimin me standarde ndërkombëtare të subjekteve politike, Instituti D4D synon që përmes nënshkrimit të deklaratës për rritjen e transparencës financiare të subjekteve politike, të dëshmojë vullnetin e përbashkët në realizimin e këtyre qëllimeve.

Ligji për financimin e subjekteve politike, përcakton qartazi afatet ligjore në të cilat duhet të raportojnë subjektet politike, duke përfshirë raportin financiar të fushatës dhe raportin vjetor financiar.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...