Taulanti dhe Graniti e bëjnë Ragipin babanë më të lumtur në botë

PUBLIKUAR

Ragip Xhaka, babai i Taluantit dhe Granitit ndjehet babai më i lumtur në botë, pas suksesit të djemve të tij në Zvicër dhe Angli

Taulant Xhaka me Baselin ka fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Zvicrës, ndërsa Granit Xhaka me Arsenalin mposhti në finale Chelsean për të fituar titullin e FA Cup.

Ky sukses, ka bërë shumë krenar babanë e tyre, Ragipin, i cili thotë se është babai më i lumtur në botë.

Ai po ashtu tregon se si dy djemtë e tij tashmë kanë hyrë në histori me skuadrat e tyre.

“Ndihem shumë krenar për djemtë Taulant dhe Granit Xhaka. Taulantit i uroj shpalljen me FC Basel Kampion i Zvicrës dhe marrjen e Kupës të Zvicrës dhe po ashtu urime Granit marrjen e Kupës së Anglisë”, tha Ragipi për Gazeta Express.

“Ndihem baba ma i lumtur  e botë, ku Taulanti me dy kupat e marra hyri në Historinë e Zvicrës. Po ashtu pas Kupës së Anglisë, Granit dhe Arsenali hynë në histori të futbollit anglez. Urime dhe shumë suksese në të ardhmen”.

Taulant Xhaka këtë edicion me Baselin ka luajtur 38 ndeshje, ku nuk ka shënuar asnjë gol, por ka dhuruar 7 asistime, ndërsa Graniti për Arsenalin është paraqitur në 46 ndeshje, duke shënuar 4 gola dhe dhuruar tre asistime. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...