Marco Verratti ka thënë se nuk do të largohet nga PSG gjatë kësaj vere
Mesfushori italian, Marco Verratti është i lumtur në PSG me të cilën skuadër ka kontratë deri në vitin 2021.
Ai tha se nuk do të largohet gjatë kësaj vere, pasi është i lumtur dhe beson se vitin e ardhshëm do të kenë një sezon të madh.
Italiani po kërkohet nga shumë skuadra të mëdha, me Barcelonën dhe Bayern Munichun si skuadrat më të interesuara.
“A do të jem në PSG sezonin e ardhshëm? Po. Kam edhe katër vite kontratë me PSG dhe nuk do të largohem”, tha fillimisht Verratti gjatë një konference për media.
“Jam në klub të madh. Ne do të arrijmë gjëra të mëdha sezonin e ardhshëm. Do të kemi mundësi të fitojmë tituj dhe unë jam i nderuar që jam pjesë e këtij projekti. Jam këtu që pesë vite dhe më është bërë si familje”. /Express/



