Jahjaga insiston në marrëveshje mes liderëve

PUBLIKUAR

Jahjaga insiston në marrëveshje mes liderëve

Arbër Vllahiu, këshilltar i Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka theksuar se shefja e shtetit po kërkon nga liderët e partive politike, që të gjejnë gjuhë të përbashkët, në mënyrë që t’i konstituojnë sa me shpejt institucionet e shtetërore.

Në një prononcim për Telegrafin, Vllahiu ka thënë se e presidentja Jahjaga, gjithnjë ka theksuar se zgjidhja kërkohet brenda Kuvendit të Kosovës, ashtu siç e parasheh edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe vetë kuadri kushtetues, e që sipas tij, buron nga mandati i deputetëve të Kuvendit.

“Duke kërkuar ruajtjen e rendit kushtetues, ruajtjen e mirëqenies së qytetarëve të vendit dhe gjithashtu duke konsideruar se përgjegjësia institucionale ndaj obligimeve ndërkombëtare është jetike për vendin, Jahjaga ka kërkuar nga liderët e partive politike që të gjejnë gjuhën e përbashkët, përmes dialogut, si kulturë elementare në demokraci dhe ta nxjerrin vendin nga kjo situatë e krijuar”, ka deklaruar Vllahiu për Telegrafin.

Sipas tij, ndërtimi i shpejtë i institucioneve të qëndrueshme është në interes të vendit dhe “gjithsesi se përfshirja në institucione nënkupton respektimin e Kushtetutës së Kosovës, rrjedhimisht përfshirjen etnike”.

Kosova po hyn në muajin e gjashtë të bllokadës institucionale, e cila ka ardhur si rezultat i mungesës së kompromisit në mes partive politike.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), si fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit, pretendon se pa të nuk mund të konstituohen institucionet e reja, kurse Blloku VLAN argumenton se e drejta për t’i konstituuar institucionet iu takon atyre, për shkak se e kanë shumicën parlamentare.

Sipas ekspertëve dhe njohësve të rrethanave socio – politike në Kosovë, kjo krizë politike do të ketë pasoja të mëdha për vendin.
Edhe ndërkombëtarët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre, për vakuumin institucional të krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit, kurse me deklaratë eksplicite është dalluar Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë (SHBA), Tracey Ann Jacobson, e cila iu kishte drejtuar klasës politike në vend me fjalët: ”mos e dh…. punën!”./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Familja e Arlinda Zekajt i bashkohet protestës në Prishtinë

Familjarët e Arlinda Zekajt i janë bashkuar par a pak çastesh protestës që ka...

Protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt – Rrëzohen kontejnerët e mbeturinave

Në Prishtinë, ka nisur protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protesta, është organizuar nga Kolektivi...

Thyhen rampat tek hyrja e Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit futen brenda oborrit dhe kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës

Protestuesit kanë thyer rampat në hyrje të Ministrisë së Drejtësisë. Pas kësaj, ata kanë hyrë...