Lutfi Haziri në mesin e zyrtarëve më të pasur

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri hyn në mesin e zyrtarëve më të pasur në Kosovë.

Mirëpo, meritat për pasurinë e tij shihet t’i ketë prindi, pasi pasuria në  vlerën e  mbi 1 milion eurove, është deklaruar si e trashëguar prej të atit, shkruan Indeksonline.

Haziri, në këtë mes të trashëgimisë ka deklaruar 9 prona. Kështu bëhet e ditur në formularët e deklarimit të pasurisë për vitin 2016.

Ai ka deklaruar edhe pasurinë në emër të bashkëshortes, një tokë në vlerën e 15 mijë eurove, si dhe një banesë në shumën e 100 mijë eurove.

Vetura poashtu është deklaruar në emrin e bashkëshortes, e që kap vlerën e tre mijë eurove. Për punën e tij në Komunë, Haziri ka deklaruar se paguhet në vlerën e 15 mijë e 512 eurove.

Kujtojmë se nënkryetari i LDK-së, nuk figuron as në listat e kandidatëve për deputetë nga partia prej nga vjen.

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...