Princ Leka II: Gjithmonë do të jemi afër Kosovës

PUBLIKUAR

Princi Leka II, i cili sot po qëndron në Kosovë, ka thënë se këtu gjithmonë ndihet mirë dhe se familja Mbretërore ka qenë e afërt me Kosovën.

 

“Gjithmonë do të jemi afër Kosovës”, ka thënë Leka në takimin me kandidatin për kryeministër nga AAK, PDK dhe Nisma, Ramush Haradinaj.

Princi Leka II ka thënë poashtu se i vjen mirë që Haradinaj ka kaluar problemet që ka pasur në Francë lidhur me ndalimin e tij në bazë të një fletëarresti  të Serbisë dhe se poashtu i vjen mirë që ai i është kthyer popullit të Kosovës.

Në ndërkohë Haradinaj ka thënë se është kënaqësi kur takohen shqiptarët mes vete.

“Kënaqësi që e kemi Lartmadhërinë e tij sot këtu. Institucioni i Mbretërisë na bën më të fuqishëm në trojet tona”, ka thënë Haradinaj. /Klan Kosova/

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...