Mediumi gjerman: Kosova, një prej vendeve më të korruptuara

PUBLIKUAR

Kafetë në Prishtinë janë plot dhe vështirë është të gjendet një karrige e lirë. Kosova ka popullatën më të re dhe më të varfër në Europë: papaunësia është në 50 përqind, ajo e të rinjve në 80 përqind. Sipas OKB’së, 17 përqind e popullsisë jetojnë në kushte të varfërisë ekstreme me më pak se 94 cent për ditë, kurse 45 përqind në varfëri absolute me më pak se 1.42 euro në ditë.


Kështu shkruan portali i televizionit gjerman MDR. Aty Kosova paraqitet si vend i shpresave të humbura, për shkak se në vend dominon korrupsioni endemik, krimi i organizuar, kriza politike e konflikti i përhershëm me Serbinë, transmeton gazetametro.net

“Përkundër investimit miliarda dollarësh të bashkësisë ndërkombëtare, Kosova është një prej shteteve më të prapambetura dhe të korruptuara në Europë”.

“Kosovarët thonë se asgjë nuk ka ndryshuar, pavarësisht kush ka ardhur në pushtet. Frika e tyre është që asgjë nuk do të ndryshojë ndonjëherë. Së paku jo për të mirë”, shkruan televizioni gjerman.

Tutje, në raport përmendet edhe ndikimi i shteteve si Arabia e Turqia, të cilat po e përdorin zhgënjimin e popullatës për të instaluar ideologjitë e veta të islamit radikal në Kosovë.

Një xhami pranë Prishtinës

“Realisht, Islami nuk ka rrënjë kulturore në Kosovë. Por, tash aty janë 700 xhami dhe shkolla ku mësohet Kurani”, shkruan mediumi gjerman, duke shtuar se besohet se rreth 50 mijë kosovarë mund të jenë të lidhur me islamin radikal. /gazetametro.net

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...