Kërkohet kryeministër konsensual

PUBLIKUAR

Kërkohet kryeministër konsensual

Lutfi Haziri i LDK-së, Enver Hoxhaj i PDK-së apo Blerim Shala i AAK-së mund ta përjetojnë të qenit kryeministër i Kosovës. Këtë mundësi e kanë edhe disa nënkryetarë të tjerë të këtyre subjekteve.

Këta dhe disa emra të tjerë janë të përfolur si emra për kryeministër konsensual në një qeveri gjithëpërfshirëse dhe transitore që do ta nxirrte vendin nga kriza dhe do të mundësonte që zgjedhjet e parakohshme të mos mbahen në dimër por në një stinë më të ngrohtë vitin e ardhshëm.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri e ka mbështetjen e një pjese të partisë së tij LDK dhe pranueshmërinë nga PDK-ja e Hashim Thaçit, por ka mungesë të mbështetjes ndërkombëtare.

Nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, ka mbështetje të faktorit ndërkombëtar por i mungon ajo nga partitë politike.

Një personalitet tjetër që ka mbështetje ndërkombëtare dhe pranueshmëri nga PDK-ja është nënkryetari i AAK-së Blerim Shala, por ai nuk e ka mbështetjen e partisë së tij, kanë bërë të ditur burime të gazetës.

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, nuk pritet që t`i rezistojë planit për një qeveri transitore, por të njëjtën nuk do ta bëjnë as liderët e LDK-së dhe AAK-së për shkak të limiteve të afërta kohore.

Burime të gazetës kanë shpjeguar se qeveria transitore do ta miratonte buxhetin, do të kujdesej për kalimin e reformës kushtetuese që do të mundësojë krijimin e Gjykatës Speciale si dhe do të angazhohet në dialog me Serbinë për të arritur edhe tri marrëveshje jetike për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit. /Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

Vedat Bajrami bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri më 12 shtator

Aktori i mirënjohur i humorit, Vedat Bajrami, i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në...

Deputeti i VV-së fajëson komunat për rezultatet e testit “PISA”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka reaguar për rezultatet e dobëta të nxënësve...

Ramadani: Sot do të shohim nëse do të kemi një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani është deklaruar në lidhje me thirrjen e seancës për...