Ylli i PSG i nis pushimet, mezi pret ofertën nga Barcelona

PUBLIKUAR

Marco Verratti do të udhëtojë për në Ibiza ku do t’i nisë pushimet verore nga java e ardhshme.

Atje, super-mesfushori italian i PSG-së, do të presë që Barcelona t’i bëjë ndonjë ofertë zyrtare për ta transferuar në “Camp Nou”, shkruajnë mediat spanjolle, përcjell Express.

Edhe pse disa bashkëlojtarët të tij kanë thënë se Verratti i ka siguruar atë që do të vazhdojë me Parisin edhe sezonin e ardhshëm, të gjithë e dinë sa shumë i joshur është ai nga Barcelona dhe dëshira për të luajtur me Leo Messin, e mbi të gjitha për të luftuar për tituj prestigjioz siç është Champions League.

Po ashtu, Verrati e di se do të pritej shumë mirë në Barça, duke ditur se Leo Messi dhe Andres Iniesta edhe publikisht i kanë çmuar cilësitë e tij./Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...