Policia jep detaje për arrestimet e pjesëtarëve të organizatës “Syri i Popullit”

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e personave, pjesëtarë të organizatës Syri i Popullit. Përmes një njoftimi, policia bën të ditur se ka arrestuar katër persona si të dyshuar në veprat penale ‘përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Rënda, në mbështetje të Njësisë Speciale Operative, sot me datën 25 maj 2017, ka realizuar një operacion të gjerë policor të mbështetur edhe në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për urdhërkontroll në pesë lokacione të ndryshme, që përfshijnë regjionin e Prishtinës, Gjilanit dhe Ferizajt.

Operacioni policor është realizuar mbi dyshimet e bazuara të përfshirjes së disa personave të dyshuar në veprat penale ‘përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Veprimet policore kanë rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar në vijim:

R. S.     viti i lindjes 1961,               m/sh/k

H.H.   viti i lindjes 1966,               m/sh/k

B. K.   viti i lindjes 1958,              m/sh/k

S. B.    viti i lindjes 1971,              m/sh/k

Pas intervistimit të personave të dyshuar, prokurori ka nxjerrë aktvendim për ndalim 48 orë ndaj të dyshuarit (R.S.) dhe (S.B.), ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Vlen të potencohet se gjatë kontrollit të shtëpive janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi:

·         1 revole me karikator dhe 2 fishekë,

·         1 pushkë ajrore, 7 fishekë të gjuetisë,

·         1 shtëpizë e kompjuterit,

·         6 telefona celularë, disa fletore, USB, etj.

Të gjitha dëshmitë dhe provat materiale të sekuestruara do të dërgohen për ekzaminim të mëtutjeshëm.

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...