Manchester City ofertë të çmendur për dyshen e Premier Leagues

PUBLIKUAR

Lojtarët e Manchester City kanë zbuluar për mediat në ishull se dy lojtarë të dalluar të Premier Legaue do t’i bashkohen Cityt gjatë kësaj vere.

Sipas Daily Mirror, lojtarët e City besojnë se sulmuesi kilian i Arsenalit, Alexis Sanchez, dhe mbrojtësi i djathtë i Tottenham, Kyle Walker, do t’i bashkohen ekipit të Pep Guardiolas për rreth 100 milionë funte, transmeton Express.

Ndërkohë, në garë për Sanchez janë edhe Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain, por City beson fuqishëm se kiliani dëshiron të qëndrojë në Premier League.

Flitet shumë se Sanchez do të largohet nga Arsenali, sepse kjo e fundit e përfundoi sezonin në vendin e 5-t në Premier League, duke mos arritur ta sigurojë pjesëmarrjen në Champions League edicionin e ardhshëm./Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...