​Zyrtare: Ylli i Milanit me mesazh emocionues pas largimit nga San Siro (Foto)

PUBLIKUAR

Keisuke Honda e ka konfirmuar se do të largohet nga Milan në fund të këtij sezoni

Mesfushori japonez, Keisuke Honda me anë të një mesazhi në Twitter e ka konfirmuar se do të largohet nga Milan në fund të këtij edicioni.

Ai tha se ka qenë një nder për të që ka mbrojtur ngjyrat e Milanit, skuadër e cila i ka ndihmuar që të rritet si person.

“Tifozët e mijë të Milanit, faleminderit. Ka qenë një sfidë për tre vite e gjysmë, sepse kam pasur mundësinë të rritem si person”, ka shkruar fillimisht Honda në Twitter.

“Do të largohem nga Milan në fund të këtij sezoni, por do të shihemi shumë shpejtë. Mund të mos jem lojtarë atëherë dhe kush e di si do të takohemi. Unë do të vazhdojë të punojë çdo ditë që të arrijë objektivat e mija. Forza Milan”.

Jonda në Milan ishte transferuar nga CSKA Moscow në janar të vitit 2014. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...