KQZ i certifikon nesër listat e kandidatëve për deputetë

PUBLIKUAR

Partitë politike e koalicionet partiake, tashmë kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat me emrat e kandidatëve për deputetë të Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit. Por listat zyrtare nga ana e KQZ-së do të bëhen publike gjatë ditës së nesërme.

KQZ tashmë është në përfundim të korrigjimit të listave me emrat e kandidatëve për deputet ë nga radhët e partive politike kosovare. Kështu ka bërë me dije të hënën për Express, Miradije Mavriqi, drejtoreshë në Zyrën për Regjistrim të partive politike.

Mavriqi ka theksuar se procesi i korrigjimit tashmë është drejt fundit.

“Ne akoma jemi në proces. Me 23 kryhet certifikimi. Faktikisht jemi duke e përfunduar kontrollimin. Është e drejtë e partive politike që të sjellin emra apo t’i ndërrojnë deri në momentin kur përfundon certifikimi i subjekteve politike”, ka thënë ajo për Express.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u shpallën pas shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës, të cilit i parapriu një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Isa Mustafës, i ngritur nga partitë opozitare dhe mbështetur nga partneri në koalicion qeverisës, PDK. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...