Kickbokserja e cila është pjesë e “Xing me Ermalin”, së bashku me komedianin Ermal Mamaqi është vënë sërish në qendër të vëmendjes.
Në një video të publikuar nga Mamaqi në Instagram tregohet një pjesë e emisionit ku Rashel ka bëtë një lapsus me fjalën “çifte” dhe më pas kanë shpërthyer të gjithë në të qeshura. Megjithatë duket se jo të gjithë ndjekësve i ka pëlqyer ky humor. Njëra prej tyre ka ofenduar Rashelën, e cila më pas nuk ka nguruar ti përgjigjet.
“Kjo esht femer shum e pa edukat o Ermal ska lezet kto gjera kur kan fmi tel ne dor kjo femer esht nje shembull i keq per ta par kjo zdin cfar esht karakteri mjer familja qe e lejon te shesin veten per budalliqe pa vler?,”-ka shkruar ndjekësja.
Ndërkohë vajza bukuroshe i është përgjigjur: “Ku e shikon te paedukaten ti? E paedukate je ti qe ofendon, per me teper dhe familjen time. Turp te vije ty! Ne xhirojme dite me pare dhe mund ta riperseritja kete pjese ta thoja fjalen tamam, po per humor e kemi lene. Sbesoj se te ofendoi njeri familjen ty duke thene ‘cihtave’ ne vend te ‘cifteve’.
Diskutimi mes vajzave nuk është vazhduar më tej. Pak kohë më parë Rashel u vu në qendër të vëmendjes për shkak të aludumive të një lidhje me reperin Noizy./Gazeta Express/




