Flet Zidane pas titullit të parë të Spanjës me Realin

PUBLIKUAR

Zinedine Zidane është në qiellin e shtatë për triumfit në La Liga me Real Madridin.

Real Madridi është kampion i Spanjës për sezonin 2016/17. Ky është titulli i 33 në histori të Real Madridit, që e fitojnë për herë të parë pas pesë vjetësh, hera e fundit kur triumfuan ishte viti 2012, nën udhëheqjen e Jose Mourinhos.

Për triumfin në La Liga ka folu edhe trajneri i Real Madridi, Zinedine Zidane, i cili mezi pret të festojë me tifozët në “Vibeles”.

“Jam shumë i lumtur dhe është koha të shijojmë këtë triumf. Nuk jemi duke menduar për Cardifin, ajo çfarë duam është të shkojmë në “Cibeles” dhe të festojmë me tifozët”, tha Zidane.

“Sistemi? Mund të luajmë me sisteme të ndryshme, varësisht prej kundërshtarëve, kam një skuadër të shkëlqyer”, shtoi ai.

“Malaga është ekip shumë i mirë dhe e dinim se nuk do të jetë e lehtë, por ishim të bashkuar të gjithë për një qëllim, titullin”, theksoi mes tjerash Zizu.

Ky ishte titulli i katërt për Zidanin në stolin e Realit, i pari i Spanjës. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...