Sonte në RTV Dukagjini është transmetuar emisioni Zona Express, ku është shfaqur pjesa e dytë e dokumentarit “Një mendje e bukur”. Ky dokumentar i kushtohet Arbën Xhaferit, një prej shqiptarëve më të shquar të historisë sonë. Dokumentari është një profil politik dhe njerëzor për këtë mendje të ndritur.
Në pjesën e dytë të këtij dokumentari Zona Express është fokusuar në aktivitetin politik të Arbën Xhaferit në Maqedoni, përfshirjen e tij në Luftën e Kosovës, në atë të vitit 2001 në Maqedoni dhe në momentet e fundit të jetës së tij.
Partinë të cilën Arbën Xhaferi e kishte drejtuar për vite të tëra, ka pësuar rënie në zgjedhjet e fundit. Në skenën politike të atjeshme tashmë ka njerëz që e vënë fenë para kombit.
E madje, edhe kryetari i partisë së Xhaferit nuk ka hezituar që shpesh ta përmendë Zotin në fushatë. Por si qëndronte Xhaferi në këtë aspekt? A besonte ai në Zot dhe a e vendoste fenë para kombit?
Për më shumë shikojeni videon më poshtë:


